back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeAlbet Kinolli ia kthen “borxhin” VV-së, i jep mbështetje Artan Abrashit në...

Albet Kinolli ia kthen “borxhin” VV-së, i jep mbështetje Artan Abrashit në Prizren

Të ngjajshme

Kandidati i VV-së për komunën e Prizrenit, Artan Abrashit ka lajmëruar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e subjektit nga komuniteti joshumicë, PREBK, Albert Kinolli.

Subjekti i këtij të fundit ishte pjesë e kabinetit të propozuar “Kurti 3”, por që s’i mori votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në takimin ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ishte edhe Sejnur Veshall i cili u propozua për ministër të Zhvillimit Rajonal nga Albin Kurti.

Kinolli dhe subjekti i tij duket se po ia kthen “borxhin” VV-së me këtë lëvizje.

Postimi i plotë:

Bashkë për Prizrenin multietnik!

Në frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, sot u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit për një Prizren multietnik, gjithëpërfshirës dhe solidar.

Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti.

Ky bashkëpunim shënon një bashkim forcash për të avancuar mirëqenien sociale, zhvillimin kulturor dhe përmirësimin e infrastrukturës për komunitetin rom në Prizren. Ai reflekton vizionin tonë të përbashkët për një qytet që respekton diversitetin dhe promovon barazinë në çdo fushë të jetës publike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz