BallinaShowBizAlbërie Hadërgjonaj: Kosovarët lënë paratë e fundit në Shqipëri, përse ta promovojmë...

Albërie Hadërgjonaj: Kosovarët lënë paratë e fundit në Shqipëri, përse ta promovojmë ne gjuhën serbe

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është përfshirë në debatin për pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.

Reagimi i këngëtares vjen pasi Bashkia e Korçës nuk mori vendim që ta anulojë ftesën për Bregoviqin, pavarësisht polemikave të shumta që shkaktoi ftesa për pjesëmarrjen e tij në Shqipëri.

Këngëtarët që kishin planifikuar të merrnin pjesë në këtë organizim, janë tërhequr.

Lidhur me këtë, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj në një intervistë në “21Gradë” theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë ta promovojë muzikën serbe, për hirë të gjithë kosovarëve.

“Nuk e di, ne jemi me fat në një farë forme, nuk jemi edhe me fat pasi ka shumë njerëz që akoma i vuajnë ato varre masive nuk e dinë se ku i kanë as eshtrat e familjarëve të vet, prandaj më vjen edhe keq për shembull që në Shqipëri merret vendim edhe këndohet në gjuhën serbe, nuk është puna se muzika nuk ka politikë në fakt ne duhet të ecim përpara ta pranojmë një farë forme fitoren që e kemi dhe që nuk ka kush të na merrë më”, theksoi ajo.

Ajo thotë se shtetet sllave nuk na njohin, andaj nuk është e nevojshme që të promovohet muzika serbe.

“Ta duam fort njëri-tjetrin, shtetet si Greqi, Serbi shtetet sllave nuk na njohin ne, atëherë ti përse si shqiptarë për çfarë duhet ta promovosh muzikën serbe. Tani ti ke gjithë Kosovën që lënë paret e fundit në Shqipëri, unë jam çdo ditë në dasma, nuk ka makinë që nuk e mban flamurin e kuq e zi, më dhemb zemra sepse nuk e meritojmë këtë gjë. Pse duhet ta promovojmë ne gjuhën serbe, kush është ai?”, deklaroi Hadërgjonaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz