back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAlbena Reshitajn e ‘godet’ bashkë partiaku nga Skenderaj, e quan dhelpër dhe...

Albena Reshitajn e ‘godet’ bashkë partiaku nga Skenderaj, e quan dhelpër dhe përfituese

Të ngjajshme

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Dhelpra e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, dhe ministre pa kurriz.

Kështu është quajtur ministrja e AKR-së, Albena Reshitaj, nga hiq më lar së bashkë partiaku i saj.

Musa Dervishaj që është kryetar i degës së partisë së Reshitjat në Skenderaj,  ka dhënë një varg kritikash e akuzash publike për ministren, duke thënë se dega e AKR-së në Skenderaj nuk e ka pranuar as si kandidate për deputet e as si ministre.

Dervishaj ka drejtuar terme edhe ofenduese ndaj Reshitjat duke thënë se “fuqia dhe talenti i saj për tu zvarritur është larg mbi nivelin e dijës që padrejtësisht pretendon që e ka”

Reshitjan, Dervishaj e ka fajësuar edhe për prishje të dy degëve të AKR-së, atë në Prizrenit dhe Suharekë, transmeton GazetaBlic.

“Ajo është “nënkryetarja” e AKR që i prishi këto dy degë.” Ka thënë Dervishaj.

Musa Dervishaj, kryetar i degës së AKR-së në Skenderaj

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Musa Dervishajt, i cili erdhi pas vizitës që ministrja Albena Reshitaj i bërë ditë më parë komunës së Skenderajt.

Dhelpra e MMPH’së.

Turp për ministren Albena Reshitaj.

Pse erdh ajo “TINEZ” në Skënderaj?

A ishte të paktën te zyra e AKR’së sa për “SY E FAQE”, te ajo zyrë qe i tha “JO” si kandidate për deputete dhe mirë ia bëri sepse aktivistet e asaj zyre e njohën me kohë dhe e trajtuan si mashtruese.

Fuqia dhe talenti i saj për tu zvarritur është larg mbi nivelin e dijës që padrejtësisht pretendon që e ka.

Askush më mirë se ne anëtarët e kryesisë së AKR’së nuk e njeh Albenen. Sikur te votohej në kryesin e AKR’së as 10% të votave nuk kish me i marr për asnjë detyre tē rëndësishme në qeverin e Kosovês, por siq thash më herët ajo përmes talentit që ka është ngjit fort për presidentit të AKR’së dhe nuk bie lehtë.

Kualitetet e saj sigurisht edhe më mirë ia njohin Suharekalinjet ashtu siq i njohin meritat e Zijadin Gecit dhe Leutrim Sahitit votuesit e AKR’së nga Skënderaji që përmes logjikës dhe zanatit të Albenes arrijn të kapin vetëm benifite.

Sa asambleist i ka ajo në Suharek e sa në Prizren?

Ajo është “nënkryetarja” e AKR që i prishi këto dy degë.

Ajo si duket është në rrugë të mirë që së shpejti ta shkatërroj edhe degën e AKR’së në Skënderaj, degën që e bëri xheloze sepse në zemrën e Drenicës AKR doli me mbi 10%.

Pse se gjen ajo një kryetar tjetër për këtë degë?

Një kryetar për qejfi që e pret në Skënderaj!

Dega e AKR’së në Skenderaj nuk e meriton një injorim dhe poshtërim si ky nga një ministre pa “KURRIZ”.

 

Dervishaj ishte kandidat i AKR-së për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e fundit lokale./GazetaBlic/

Të Fundit

Sport

ShowBiz