back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAlarmon ky doktor: Shqiptarët në klinika jashtë vendit po shpenzojnë 60 mijë...

Alarmon ky doktor: Shqiptarët në klinika jashtë vendit po shpenzojnë 60 mijë euro për Covid, e po kthehen të vdekur

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Doktori Ilmi Olluri ka ngritur alarmin duke theksuar se shqiptarët po shkojnë në klinika jashtë vendit duke paguar deri në 60 mijë euro, gjoja për pastrimin e gjakut nga Covidi, por në fund po kthehen të vdekur në shtëpi, shkruan Syri.net Kosova.

Ai madje ka pyetur se pse nuk ka reaguar asnjë institucion profesional deri tani.

“Pse nuk reagon asnjë institucion profesional deri më tani?
Por, reagimin e bëjnë udhëheqësit e atyre shteteve dhe e ndaluan udhëtimin e shqiptarëve për në ato vende. Për trajtimin e Covidit19 .
A është ky veprimi më human dhe ekonomik i tyre në këtë kohë pandemie?
A janë të vetëdijëshëm këta që po udhëtojnë jashtë Kosove se:
Covid-19 është një, oksigjeni është një, protokolli i trajtimit të pacientit me Covid-19 është i njëjtë si te ne si në vendet ku po udhëtojnë shqiptarët për të hargjuar milionat e prap po kthehen të vdekur në Kosovë e Shqipëri.( shumica)
Si duket këtë e vrejtën edhe udhëheqësit e këtyre shteteve dhe e ndaluan këtë udhëtim të mjerë të shqiptarve andej e këndej kufiri.
Ky vendim i tyre ishte vendimi më human dhe me ekonomik e njerëzor dhe edukativ në pandemi, ndaj shqiptarëve të cilët pa të drejtë kan humbur besimin në mantilbardhin kosovar.”, ka shkruar Olluri në një reagim në Facebook.

Të Fundit

Sport

ShowBiz