back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeAlarmon kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve: Çdo vit po mbyllen rreth...

Alarmon kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve: Çdo vit po mbyllen rreth 2 mijë biznese

Të ngjajshme

Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Edhe Franca pritet që ta njohë sot shtetin e...

E veja e Charlie Kirk: E fal vrasësin

Në një fjalim emocional në një shërbim publik përkujtimor...

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja kanë njohur shtetin...

Donald Trump e cilëson Charlie Kirk si hero amerikan

Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur për të përkujtuar aktivistin...

Bizneset po përballen me sfida të ndryshme në tregun aktual.

E nuk janë të rralla rastet kur ato, pa dëshirë, po mbyllen.

Sipas Agim Shahinit, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, çdo vit rreth 2 mijë kompani mbyllen, por shumë mbeten të regjistruara vetëm në letër.

“…Shqetësimi më i madh është që kompanitë mbyllen dhe ato nuk gjenerojnë të hyra as për veti as për shtetin, dhe ato nuk mund të mbyllin aktivitetin për shkak të procedurave që janë të ngarkuara për të shuar biznesin në mënyrë zyrtare. Dhe ne kemi biznese aktive të regjistruara, por kemi biznese pasive në terren dhe kjo është dyfishi më i madh i atyre kompanive që janë të mbyllura”, është shprehur Shahini.

Sipas tij, trendi i mbylljes së bizneseve do të mbetet i njëjtë nëse varfërohet konsumatori.

“Mendoj që trendi do të jetë gjithmonë i njëjtë, por nëse neve na varfërohet konsumatori që është fuqi e zhvillimit ekonomik, atëherë bizneset nuk do të munden të jenë të qëndrueshme. Prandaj ne e vlerësojmë fuqizimin e konsumit si vlerë të rritjes ekonomike të vendit”, ka thënë Shahini.

E faktor në mbylljen e bizneseve po konsiderohet të jetë rritja e çmimit të energjisë.

“Në situatën aktuale është goxha e paqartë për shembull rritja e energjisë 16.1% sepse duhet ta kemi një gjë të qartë sepse kaniher po krijohen do përshtypje sikur këto po përballen me këtë rritjen e çmimit vetëm 1400 biznese ta kemi të qartë në rritjen prej 16.1% përballen për mbi 80 mijë biznese tjera të cilat janë të vogla qoftë edhe një trafik i vogël sot përballet me rritjen e çmimit të energjisë prej 16.1% dhe për të është kosto jashtëzakonisht problematike për me përballu rritjen”, është shprehur Kushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Në anën tjetër, ekonomisti Mustafë Kadrijaj, thotë se fajtor janë organet kompetente që nuk po kryejnë punën siç duhet.

“Ka një rritje të mbylljes së aktiviteteve biznesore në vazhdimësi, pra këto gjithmonë do ta kenë fokusin. Amo, në një farë mënyre, me drejtu shigjetat e kritikës tek organet kompetente, tek Qeveria, tek Ministria e caktuar, për faktin që me qenë se jemi shtet dhe kemi institucione që duhet ta kryejnë punën e tyre, këtu shihet që ata nuk e kanë kryer punën e vet dhe kjo ka rezultuar me mbylljen e aktivitetit biznesor. Vlerësoj që çdo qeveri, por kjo me theks të veçantë, nuk ka qenë fare miqësore me bizneset në vend”, vlerëson ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz