Alarmon Donika Kadaj- Bujupi: Avdullah Hoti u dorëzua përballë Thaçit e Vuçiqit, Kosova do të dalë e gjymtuar nga dialogu
BILLI

Lexo edheÇfarë bën Albin Kurti kur nuk është kryeministër?

“Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit”, ka shkruar ajo.Sipas saj, Kosova do të dalë e gjymtuar nga dialogu me Serbinë.
Reagimi i plotë:
Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta prodhojë një marrëveshje edhe më të paqartë për Kosovën.

Lexo edheÇfarë bën Albin Kurti kur nuk është kryeministër?
Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit.
Presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi Kryeministrin Hoti. Fillim i keq!