Alarmi i gazetarit/ RTK si Covid 19, është rreshtuar hapur kundër Albin Kurtit
BILLI

Lexo edheDy të infektuarat me COVID 19 në Vushtrri, kishin punuar në një market

Gazetari Fahri Musliu, po shprehet i shqetësuar në lidhje me rreshtimin e hapur kundër kryeministrit Albin Kurti nga Televizioni Publik i Kosovës(RTK).
Musliu përmes një shkrimi në Facebook, thotë se kjo formë e informiminit që është duke u përdorur nga RTK, është virus më i keq se COVID 19.
Shkrimi i plotë i Musliut

Lexo edheDy të infektuarat me COVID 19 në Vushtrri, kishin punuar në një market
Në emisionin Imazh të RTK (31.03) një analist (gazitar manipulues) me fëmijun në prehër (për herë të parë e pashë edhe këtë) në shtëpinë e vet, nëpërmjet skypit e komentoi mundësinë e formimit të qeverisë së re. Ai e quajti Albin Kurti njeri me mentalitet të vjetër komunist kur injorohet gjithçka. Ky dhe disa banalistë tjerë që po anojnë nga partitë apo individ të caktuar, janë e keqja më e madhe, i degradojnë analizat dhe manipulojnë opinionin, veçmas kur nuk kanë as njohuri politike as kushtetuese.
Më e mjera e kësaj është se kjo po ndodh në televizionin publik, RTK, i cili është rreshtuar me të madhe dhe hapur kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Kjo formë e informimit është virus më i keq se COVID 19.