Alarm për sulm, ndërpritet ndeshja në Ukrainë ku po luan Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi
dp

Lexo edheSuper Adeyemi, sulmuesi gjerman shënon supergol për Barcelonën

Ndeshja mes Polissya Zhytomyr dhe Kudrivka, e vlefshme për Kupën e Ukrainës, është ndërprerë për shkak të alarmit për sulm ajror.
Takimi është ndërprerë për herë të dytë gjatë mbrëmjes, pasi një alarm i ngjashëm ishte aktivizuar edhe në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Situata e sigurisë në Ukrainë ka bërë që aktivitetet sportive të ndërpriten sa herë që aktivizohen alarmet për sulme ajrore, me lojtarët dhe stafin që duhet të largohen nga fusha për arsye sigurie.

Lexo edheSuper Adeyemi, sulmuesi gjerman shënon supergol për Barcelonën

Kujtojmë që te skuadra e Polissya Zhytomyr luajnë dy lojtarë nga Kosova: Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi.
Ende nuk dihet se kur do të rifillojë ndeshja, pasi gjithçka varet nga përfundimi i alarmit dhe vlerësimi i situatës së sigurisë./Indeksonline/