Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Al Trade Center organizoi një aktivitet simbolik për të festuar dhe përçuar mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj gjeneratave të reja dhe mjedisit. Aktivitetet u zhvilluan në tri qytete të Kosovës: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas.
“1 Qershori është një ditë për buzëqeshjen e fëmijëve! Kjo ditë nuk është thjesht festë, por një thirrje për reflektim, përkushtim dhe bashkëpunim në ndërtimin e një bote më të mirë për brezat që po rriten”, thuhet në njoftimin e Al Trade Center.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, fëmijët të shoqëruar nga prindër, gjyshër, mësues dhe përfaqësues komunalë, morën pjesë në mbjelljen e fidanëve – një simbol i përkushtimit për një të ardhme më të gjelbër dhe të shëndetshme.
“Kjo nismë tashmë është kthyer në një traditë për ne, një mënyrë për të kontribuar me dashuri dhe përkushtim në rritjen e brezave të ardhshëm. Sepse të gjithë së bashku kemi përgjegjësinë ta rrisim mirë të ardhmen tonë – fëmijët”, u theksua nga organizatorët. /Telegrafi/