BallinaLajmeAkuzat se Vuçiq iu bashkua vrasjeve të civilëve me snajper në Sarajevë,...

Akuzat se Vuçiq iu bashkua vrasjeve të civilëve me snajper në Sarajevë, lajmi del edhe në Telegrafin britanik

Të ngjajshme

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Telegrafi britanik ka publikuar një shkrim ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq akuzohet për përfshirje në “safari me snajper” gjatë rrethimit të Sarajevës.

Sipas gazetarëve hetues dhe materialeve të dorëzuara në prokuroritë evropiane, të huaj të pasur dyshohet se paguanin për të qëlluar civilë gjatë viteve të luftës.

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq, i cili ka depozituar provat te autoritetet italiane, pretendon se Vuçiq ka qenë pjesë e një njësie paramilitare nën Partinë Radikale Serbe në vitet 1992–1993 dhe se është parë në pozicione të larta mbi Sarajevë, prej nga snajperistët qëllonin mbi banorët.

Ai thotë se ka dorëzuar video, fotografi dhe dokumente të kohës që, sipas tij, e lidhin Vuçiqin drejtpërdrejt me këto ngjarje.

Ai ka paraqitur padi ndaj Vuçiq te prokurorët italianë, të cilët tashmë po hetojnë pretendimet se italianë, rusë dhe amerikanë kanë marrë pjesë në “safari snajperistësh” gjatë konfliktit.

Në raport publikohen edhe pamje të vjetra që supozohet se e tregojnë Vuçiqin të ri, me armë në dorë dhe duke udhëtuar në një automjet mbi të cilin shihet një kafkë njeriu me helmetë të OKB-së. Margetiq thekson se njësia ku dyshohet se ka vepruar Vuçiqi ishte pozicionuar në varrezat hebraike të Sarajevës – një prej pikave kryesore të snajperëve serbë gjatë rrethimit ku u vranë mbi 10 mijë civilë.

Presidenti Vuçiq i mohon kategorikisht të gjitha akuzat, shkruan telegrafi britanik, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz