back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeAkuzat e VV-së, Kushtetuesja: Deklarime të pamatura, të dëmshme për zhvillimin demokratik

Akuzat e VV-së, Kushtetuesja: Deklarime të pamatura, të dëmshme për zhvillimin demokratik

Të ngjajshme

Elezi: Javën e ardhshme fillon votimi me postë për rreth 44 mijë votues

Në javën e ardhshme, më 17 shtator, pritet të...

Ndahet nga jeta doktor Faik Hima

Në moshën 83-vjeçare, sot ka ndërruar jetë Prof. Dr....

Lista Serbe e akuzon KQZ-në për “manipulim politik”

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në...

Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton...

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka dalë me reagim për të shprehur shqetësimin e saj për “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë”, pas akuzave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës nga kjo parti.

Ky institucion tha se pavarësia nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës, prandaj asnjë subjekt politik nuk mund të ndërhyjë në punën e tyre.

Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të mbrojtura me Kushtetutë, dhe asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj. Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë.”

Në reagim, kjo gjykatë tha se deklaratat që paragjykojnë vendimet që nxjerrin, janë të dëmshme për zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohen ekskluzivisht në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në praktikën e saj gjyqësore, si dhe në standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Rrjedhimisht, çdo deklaratë që tenton të relativizojë apo paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit.”, thuhet tutje në reagim.

Si rrjedhojë, Kushtetuesja ka apeluar tek të gjitha palët që të respektojnë pavarësinë e saj, të përmbahen nga deklaratat që cenojnë integritetin e gjyqtarëve dhe vendimmarrjen e tyre të pavarur, dhe të kontribuojnë në forcimin e rendit kushtetues.

“Vetëm përmes respektimit të këtij parimi themelor mund të garantohet një shoqëri e drejtë, demokratike dhe funksionale për të gjithë qytetarët e Kosovës.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz