BallinaLajmeAktivizohet Inspektorati i Tregut, kontrollohen çmimet në marketet e Kosovës në prag...

Aktivizohet Inspektorati i Tregut, kontrollohen çmimet në marketet e Kosovës në prag të festës së Bajramit

Të ngjajshme

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit.

Ky aksion ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët, transmeton lajmi.net.
Në njoftimin për media thuhet se  Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.
“Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët. Ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”,theksohet tutje.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve janë duke u respektuar plotësisht dhe se tregu është duke funksionuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara”./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz