BallinaRegjionaleDrenasAktivitetet politike në shkollat e Drenasit, ja çfarë thotë drejtoria e Arsimit

Aktivitetet politike në shkollat e Drenasit, ja çfarë thotë drejtoria e Arsimit

Të ngjajshme

Haradinaj ia uron Papës Pashkët, me atë rrugë “ia kërkon” edhe njohjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë...

​Ferizaj në terr, japin sqarime nga KOSTT

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT, bën të...

Çfarë ndeshje, shënohen dy gola të shpejtë në “Metropolitano”

Ndeshje e çmendur po zhvillohet mes Atletico Madridit dhe...

Rrustemi për Haxhiun si u.d. Presidente: Jam i bindur se lajtmotiv do ta ketë vetëm interesin shtetëror

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje lavdëroi figurën e Albulena...

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas, ndjen për obligim të njoftoj gjithë qytetarët, veçanërisht subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet komunale të 22 tetorit se zbaton të gjitha ligjet, rregulloret dhe memorandumin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrisë së Arsimit për shfrytëzimin e objekteve shkollore për mbajtjen e aktiviteteve politike.

Ju njoftojmë se lajmërimet për mbajtjen e aktiviteteve politike në shkolla, sipas marrëveshjes mes KQZ dhe MASHT-it, njoftimet nga subjektet politike adresohen tek Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), pastaj kjo e fundit është e obliguar të njoftojë Policinë dhe Drejtorin Komunale të Arsimit.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas, për mbajtjen e aktivitetit politik me datën 26.09.2017 në shkollën fillore të mesme të ulët “Halil Bajraktari” në Drenasin II nuk ka qenë e njoftuar nga ana e KKZ, prandaj edhe ky aktivitet politik nuk ka mundur të shfrytëzoj objektin shkollor. Drejtoria Komunale e Arsimit, tek sot (27.09.2017) ka pranuar njoftimet zyrtare nga KKZ-ja për mbajtjen e aktiviteteve politike nga disa subjekte politike në shkolla. DKA-ja do të ju mundësoj hapësirat e objekteve shkollore për t’u mbajtur çdo aktivitet politik i paralajmëruar me kohë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz