back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajme“Aktgjykimi i Kushtetueses si nga zyret e PDK-së”, Tomë Gashi – Muratit:...

“Aktgjykimi i Kushtetueses si nga zyret e PDK-së”, Tomë Gashi – Muratit: Qare s’ka pa e zbatu, mos ia merrni postimet ngatë zemrës

Të ngjajshme

Avokati Tomë Gashi ka komentuar reagimin e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili kritikoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Gashi ka thënë se postimi i Muratit është i kuptueshëm si deklaratë politike në mbështetje të partisë së tij, por theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbeten të detyrueshme për t’u respektuar.

“Mundet me thënë, me pa ashtu, por qare s’ka e pa e respektu”, ka thënë Gashu.

“…Postimi i Muratit, një zyrtar i lartë i VV-së dhe ministër pak a shumë mund te jete avokat për partinë e vet. Unë shkoj shpesh në gjykata, se është profesioni im, pa marrë parasysh se unë e kundërshtoj prokurorin, nganjëherë edhe vendimet e prokurorisë si palë. Kur del ai gjyqtari thotë kështu po e vendosi, ti qare s’ke pa e pranu… postimit e tij që i bën nuk duhet me i marrë ngatë zemrës…”, ka shtuar Gashi”

Deklarata e Muratit vjen pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi që seanca konstituive të vazhdojë me votim të hapur për kryeparlamentar dhe nënkryetarë, duke përjashtuar opsionin e votimit të fshehtë që kishte propozuar Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca e radhës konstituive do të mbahet të mërkurën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz