back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeAktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Të ngjajshme

Melazim Koci, politikolog, Flamur Hyseni, profesor universitar, Fatime Hajdari dhe Muhamet Hajrullahu, analistë politikë, në RTK Prime duke diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, thanë se për të dalë nga bllokada në të cilën ndodhet tani Kuvendi, duhet gjetur kompromis dhe konsensus.

 

Flamur Hyseni aktgjykimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit tha se është një mundësi plus për veprime të tjera politike për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, vendimi i Kushtetueses nuk ka ndonjë risi, veçse përsëritje e aktgjykimit të 26 qershorit.

“Prandaj nga ky aktgjykim nuk pres shumë se do të krijojë dinamikë të re politike në Kuvend, duke parë për momentin situatën politike të krijuar nga grupet parlamentare, të cilat bashkërisht kanë përgjegjësi politike dhe njëkohësisht kanë përgjegjësi kushtetuese për të kryer procesin e konstituimit në dy pika ku ka mbetur: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, që nënkupton rrumbullakimin e procesit të konstituimit”, tha Hyseni.

Ndërsa lidhur me mënyrën e “urdhërimit” nga ana e Kushtetueses, Hyseni tha se kjo ka të bëjë me mënyrën e natyrën metodologjike profesionale. Sipas tij ka disa metoda të interpretimit të Kushtetutës dhe në këtë rast Gjykata Kushtetuese të vetë qëllimit të normës kushtetuese.

“Kësaj here Gjykata ka bërë interpretim në kuptim shumë të gjerë, përtej asaj se çfarë ne mund të lexojmë”, tha Hyseni, teksa nënvizoi termin e kompromisit dhe konsensusit që Gjykata Kushtetuese e ka përmendur në kuptimin politik.

Kurse politikologu Koci, për aktgjykimin e Kushtetueses, tha se në aspektin politik, gjykata ka fituar në kohë, duke afruar 30-ditëshin që partitë politike të gjejnë zgjidhje politike, ngase, sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka mundësi të limituara.

“Afati i tridhjetëditëshit i caktuar nga Gjykata Kushtetuese ka të bëjë me partitë politike që të gjejnë një ofertë për kompromis për të gjetur marrëveshje politike”, tha Koci.

Sipas tij, t’i rezervohet me çdo kusht përparësia në propozimin e emërimit të kryetarit të Kuvendit pa pasur numrat dhe pa bërë kompromis, është absurd, prandaj, vlerësoi Koci, Kushtetuta ka nevojë të bëhet amandamentimi i saj.

Fatime Hajdari, analiste, tha se aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese e sheh me një hije dyshimi, sepse nuk është optimiste që do të ndihmojë situatën aktuale. Përkundrazi, ajo tha se mendon se e ka ndërlikuar edhe më shumë, duke marrë për bazë një interpretim shumë të gjerë të çështjes.

“Në situata të tilla, kërkohet një interpretim sa më i qartë dhe i prerë. Nëse qëllimi është të ndihmohet zgjidhja e situatës dhe të sillet qartësi, atëherë pajtohem me disa nga polemikat që u ngritën fillimisht, sidomos për urdhrin drejtuar deputetëve për të votuar në një mënyrë të caktuar. Vetë përdorimi i termit ‘urdhëresë’ është problematik. Një institucion mund të japë sugjerime, të votohet për, kundër apo të abstenohet, por nuk mund të lëshojë urdhëresa, pasi vullneti i deputetëve duhet të jetë i lirë, pavarësisht nga vendimet apo sugjerimet paraprake”, tha Hajdari.

Sipas saj, vendosja e një afati të ri kohor prej 30 ditësh dhe lejimi i përsëritjes së propozimeve deri në tre herë, ndërlikon më tej procesin.

Kushtetuta, siç përmendi edhe profesori, mund të lejojë një interpretim më të gjerë, por kjo mund të sjellë probleme të mëdha, tha ajo.

Sipas saj, nuk është as në interes të opozitës që kjo bllokadë të vazhdojë, kurse beteja e vërtetë duhet të zhvillohet për qeverinë.

E analisti Muhamet Hajrullahu tha se është e rëndësishme të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk duhet sulmuar në momentin kur vendimet e saj nuk na shkojnë për shtat.

“Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është më juridik, por është politik”, tha ai.

Hajrullahu mendon se çështja nuk do të shkojë te tridhjetëditëshi, sepse, sipas tij, mund të ndodhë që LVV të vendosë një emër tjetër për kryetar të Kuvendit dhe që mund të marrë votat e shumicës për t’u zgjedhur kryetar ose kryetare e Kuvendit.

Sipas Hajrullahut, për të dalë nga bllokada, partitë politike duhet të gjejnë gjuhën e kompromisit e të dialogut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz