BallinaRegjionaleAktgjykimi i Gjykatës së Apelit për Sami Lushtakun, reagon komuna e Skenderajt

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit për Sami Lushtakun, reagon komuna e Skenderajt

Të ngjajshme

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

 

Komuna e Skenderajt ka reaguar nëpërmjet një komunikate për Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për Sami Lushtakun që e lë kryetarin e saj në burgim me 7 vjet heqje lirie.

Për komunën ky është një gjykim skandaloz dhe tendencioz për të justifikuar gabimet e sistemi të drejtësisë duke e shpalluar të pafajshëm z. Lushtaku për akuzat për vrasje, e në anën tjetër duke e dënuar atë me akuza absurde dhe të paqena.

 

Komunikata e plotë e Komunës së Skenderajt:

Komuna e Skenderajt e vlerëson aktgjykimin e Gjykatës së Apelit si sakandaloz dhe tendencë për të justifikuar gabimet e sistemi të drejtësisë duke e shpalluar të pafajshëm z. Lushtaku për akuzat për vrasje, e në anën tjetër duke e dënuar atë me akuza absurde dhe të paqena.

Dënimi pa fakte për vrasje në shkallën e parë dhe dënimi i sotëm që ndërlidhet me përgjegjsinë komanduese të z. Lushtaku janë totalisht të pabazuara dhe të pafaktuara.

Si dënimi në shkallën e parë ashtu edhe ky i sotmi janë të orkestruara politikisht më qëllim të cënimit të integritetit personal e publik të z. Lushtaku. Çdo ditë, edhe pse shumë ngadalë, po shpërfaqen qëllimet e ndjekjes ndaj z. Lushtaku, që kanë të bëjnë me dëmtimin e autoritetit dhe popullaritetit të tij si komandant i UÇK-së dhe si Kryetar komune.

Ne e dimë se z. Sami Lushtaku nuk ka bërë asnjë nga krimet e sypozuara nga të dy shkallët e gjykatave, mirëpo a do t’i duhet drejtësisë në Kosovë që ta vertetojë pafajësinë e z. Lushtaku edhe për disa vite të tjera, kjo është pyetja që më të drejtë e bënë sot çdo qytetar i Skenderajt.

Sami Lushtaku dhe veprimatria e tij patriotike dhe politike në shërbim të çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës, është dhe do të mbetet e pastër si loti. koha e ka dëshmuar, po e dëshmon dhe do ta dëshmojë këtë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz