back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeAktgjykim Juridik apo Politik në rastin “Drenica I”?

Aktgjykim Juridik apo Politik në rastin “Drenica I”?

Të ngjajshme

Pavarësisht profesionit të juristit, me çka të shtyen të mendosh se duhet besuar në Drejtësi, rasti i sotëm i Aktgjykimit të Apelit ndaj ish Komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së lë shumë për të dëshiruar në këtë sistem të Drejtësisë.
Askund në botë nuk ndodhë që të dënohesh pa fakte, kjo ndodhë vetëm në Kosovë!!! Aq me shume kur me Aktgjykimin e Shkallës së Parë lirohesh nga një akuze e tillë, me arsyetimin se nuk ka fakte e prova qe vertetohët e kundërta.
Se Aktgjykimi nuk i mbeshtetur në prova, e deshmojnë më së miri deklaratat e mbrojtës së të akuzuareve qe paraqesin fakte se deshimtari ishte me paaftesi të të vepruarit, çka nënkupton se një deklaratë apo deshmi e dhenë nga një person qe nuk është i shendoshë në aspektin e të kuptuarit nuk mund të merrët si e provuar.
Andaj me kësi Aktgjykime politike, të montuara dhe perfide, nuk mbetet gjë tjetër vetëm të besohet se ky ishte një qëllim dashakeq që të barazohet agresori me viktimën. Kurrë dhe asnjëherë nuk do mund askush ta barazojë UÇK-ne me ata që bënë gjenocid. Përherë do mbeten Krenaria jonë Kombëtare Samiu dhe gjithë ushtarët e UÇK-së… Drejtësia mund të vonojë, por e vërteta do dali…
Autor: Labinot SMAKAJ
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz