back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAkterë të VV-së i quajtën në vazhdimësi “hibridë” e “vrasës me pagesë”,...

Akterë të VV-së i quajtën në vazhdimësi “hibridë” e “vrasës me pagesë”, Konjufca thotë për mediat se e “konsolidojnë demokracinë”

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca ka folur sot edhe për mediat.

Ai përmes një prononcimi në Kanal10, ka thënë se mediat e “konsolidojnë demokracinë”, ndërkaq për 5 vite Qeverisje akterë të VV-së kanë thënë për mediat se po bëjnë “luftë hibride” e anëtari i tyre në KQZ, Sami Kurteshi, i quajti edhe “vrasës me pagesë”.

“Thjeshtë do të jetë një aktivizim më i madh për nga prania jonë, kështu që është lajm i mirë mendoj unë. Nuk ka asgjë të keqe as për t’u kritikuar, përkundrazi është njëri prej parakushteve që e konsolidon demokracinë, kur personat që mbajnë përgjegjësi publike janë në relacione korrekte me mediat. Mediat gjithmonë duhet të jenë një kanal, hapësirë ku informohet opinioni publik e informohet duke dal na dhe shprehur qëndrimet që i kemi”, kia thënë Konjufca.

Ai ka thënë se problemi i tyre ka qenë vetëm me një televizion, i cili thotë se në lajme i kanë montuar një mërgimtari 3 gishta, që sipas tij kishte qëllim dëmtimin e VV-së.

Për gjuhën e akterëve të VV-së e cila ishte shumë e rëndë ndaj mediave, Konjufca ka thënë se nuk e mbështet.

“Asnjëherë nuk e mbështes gjuhën e tillë, kur janë më të ashpër ndaj mediave. Me mediat gjithmonë duhet të dialogojmë dhe konceptojmë ato thjeshtë si një kanal i informimit por nëse ajo shndërrohet si instrument për të na goditur”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz