back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAktakuzë për vrasje të vëllaut në Suharekë

Aktakuzë për vrasje të vëllaut në Suharekë

Të ngjajshme

Çka fshihet pas akuzave të Osmanit kundër Listës Serbe?

Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista...

SHBA garanton mbështetje për Poloninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët rusë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker,...

Presidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

Kompania e eliminuar e fiton tenderin në KEK, për rastin ishte njoftuar edhe Kurti

Prokurimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.)...

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.G., për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 nëparagrafi. 1.3, “Vrasje në tentativë” nganeni 178  lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 në fshatin Studenqan – Komuna e Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllaun I.G., në atë mënyrë që hyn tek dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole të markës HS -9 e cal. 9×19 mm shtënë një herë në drejtim të I.G., dhe pas të shtënës i ndjeri I.G., i plagosur ikë brenda në shtëpi, ku i akuzuari fillon ta ndjek atë nga pas.

Ndërkohë, e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, e hap derën e shtëpisë dhe e sheh B.G., i cili shtënë në drejtim të saj dhe e plagos në regjionin e sipërm të abdomenit. I akuzuari vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe  shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, e që vie deri te vdekja e të ndjerit I.G.

I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz