back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeAktakuzë për grabitje në Pejë/ Katër persona në gjykim për dhunë dhe...

Aktakuzë për grabitje në Pejë/ Katër persona në gjykim për dhunë dhe përdorim armësh

Të ngjajshme

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet L.B., L.M., F.M. dhe Sh.Gj., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Grabitja”. Ndërkohë, ndaj të pandehurit L.M. është ngritur edhe aktakuzë për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 21 maj 2025, rreth orës 23:35, kur katër të pandehurit – duke vepruar si grup i organizuar – kanë grabitur pompën e derivateve “DHF” në qytetin e Pejës.

Prokuroria thotë se të pandehurit fillimisht kanë siguruar një armë të gjatë dhe më pas, me veturën e njërit prej tyre, janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Pas arritjes, kanë vendosur maskat në kokë dhe kanë hyrë me armë brenda marketit të pompës, ku nën kërcënimin e forcës dhe armës i kanë marrë punëtorit të pompës shumën prej 905 euro. Menjëherë pas grabitjes, të pandehurit janë larguar me veturë dhe më pas kanë ndarë paratë mes tyre.

Në aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar që të katër të pandehurit të dënohen në përputhje me ligjin, ndërsa ka propozuar edhe konfiskimin e veturës tip Golf II të përdorur në rast, konfiskimin e shumës prej 575 euro të gjetur tek të pandehurit, konfiskimin e armës si dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj kompanisë së dëmtuar.

Organet e rendit kanë konfirmuar se hetimet për këtë rast janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe se të gjitha provat e nevojshme janë siguruar për procedim të mëtejmë gjyqësor.

Procesi ndaj të pandehurve pritet të zhvillohet brenda afateve ligjore në Gjykatën Themelore të Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz