BallinaRegjionaleDrenasAktakuzë ndaj një shqiptari me vendbanim në Beograd për masakrën e Izbicës

Aktakuzë ndaj një shqiptari me vendbanim në Beograd për masakrën e Izbicës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.A, i cili është shqiptar me vendbanim në Beograd.

Kjo aktakuzë ka të bëjë me Masakrën e Izbicës së Komunës së Skenderajt e cila ka ndodhur me 28 mars të vitit 1999.

I dyshuari gjendet në paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

“Hetimet 12 mujore kanë vërtetuar se i pandehuri M.A. së bashku me persona ende të pa identifikuar të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr pjesë në ekzekutimin e 130 personave, prej të cilëve 12 kanë mbijetuar. Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe,  ka marr pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Proruroria njofton se gjatë hetimeve të zhvilluara, janë marr deklaratat të mbi 100 dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të rastit, përcjell Klankosova.tv.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë siguruar prova materiale si video incizime, raporte të autopsisë dhe dëshmi të tjera, të cilat dëshmojnë se me datë 28 mars të vitit 1999, në fshatin Izbicë, u vranë popullsia civile e pafajshme.

Prokuroria Speciale njofton poashtu  se hetimi i Masakrës së Izbicës, nuk përfundon me ngritjen e kësaj aktakuze dhe hetimet janë ende duke vazhduar për të dyshuar të tjerë,  për sigurimin e provave tjetra materiale të rëndësishme për zbardhjen e kësaj çështje.

Ndryshe, dje janë bërë 23 vjet nga masakra e Izbicës së Skenderajt, ku më 28 mars të vitit 1999, forcat serbe,vranë 147 burra të rinj dhe pleq, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të Serbisë, ku vrasja masive dhe varrimi i trupave, u bënë të njohura përmes pamjeve satelitore.

Më poshtë mund të ndiqni storien e realizuar nga Klan Kosova me rastin e 23 vjetorit të kësaj masakre:

- Advertisement -