back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeAktakuzë ndaj Lutfi Hazirit

Aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit

Të ngjajshme

Araujo në gjendje të rënduar psikologjike, mund të mos luaj më për Barcelonën

Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo po kalon një kohë krize...

Aksident në Leshan të Pejës, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër  të pandehurit L.H., për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar.

Lajmi.net mëson se i pandehuri është Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Sipas aktakuzës,  Haziri, dyshohet se duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona të tjerë, të përfitojë çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik.

I pandehuri më 13 qershor të vitit 2014, ka marrë vendim për shpalljen publike për dhënien me qera të parkingjeve brenda qytetit të Gjilanit.

Ndërkaq, më  1 gusht të vitit 2014, lidhur me këtë Ankand publik, ka nënshkruar kontratën në mes të Komunës së Gjilanit, të cilën e ka përfaqësuar, dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H, raporton lajmi.net.

Pas një muaji jo të plotë përfaqësuesi i kompanisë NTP “ SO. BEZI”, ka bërë kërkesë për ndryshimin e kontratës, ku ka kërkuar që të reduktohet kontrata duke i hequr disa parkingje që nuk kanë sjell fitime të mira, raporton lajmi.net.

Më datën 09 tetor 2014, duke mos i respektuar dispozitat e neneve 4 dhe 5 të Ligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (Ligji nr. 04/L – 144), i pandehuri ka nënshkruar Aneks Kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H.

Me këtë aneks kontratë Komuna e Gjilanit është dëmtuar në vlerë prej 168.000,oo euro, (për çdo vit nga 33.600,oo euro), pasi që kontrata është e nënshkruar për 5 vjet.

Kjo rrjedh pasi që me kontratën e parë biznesi  “S.O Bezi” ka qenë i obliguar që në emër të qeras të paguaj vlerën vjetore prej 54.120,oo euro, ndërsa, me aneks kontratën është zvogëluar obligimi për biznesin e lartcekur kështu që tani është i obliguar që të paguaj çmimin prej 20.520,oo euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.H, me këto veprime ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2  dhe 2.4 të KPK-së.

Prokurori e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata që i akuzuari të shpallet fajtorë për kryerjen e veprës penale dhe të dënohen sipas ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz