back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAktakuza zbulon se si ish-komandanti i UÇK-së i udhëzonte anëtarët e komisionit...

Aktakuza zbulon se si ish-komandanti i UÇK-së i udhëzonte anëtarët e komisionit të gënjenin për veteranët

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, kishte menduar gënjeshtrën se si të arsyetohet për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së. Madje, ai këshillonte edhe anëtarët e tjerë të komisionit se si të gënjenin.

Prokurori Elez Blakaj në punën e tij të fundit si prokuror ka ngritur aktakuzë ndaj Çekut dhe 11 anëtarëve të tjerë të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Ata po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njërin nga procesverbalet e këtij komisioni sipas aktakuzës së publikuar nga Koha Ditore, Çeku e kishte hallin më të madh se si t’i arsyetonte listën e fryrë në Dukagjin dhe sipas tij një gjë e tillë do të mund të vërehej.

Por, ai për këtë e kishte menduar një arsyetim të “rremë” duke këshillur edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

“Nëse na bëhet pyetja se ku i ka pasur zona e Dukagjinit 15 mijë ushtarë, ne si komision u themi se UÇK-ja nuk i ka pasur të gjithë këta ushtarë të rreshtuar në një ditë, por 45 mijë ushtarë kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe se fluksi më i madh i hyrje-daljeve ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe atë të Pashtrikut në kufi me Shqipërinë”, thuhet në aktakuzë.

Çeku aktualisht është zv.ministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë, ndërsa në të kaluarën kishte qenë edhe kryeministër i Kosovës.

Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm” Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Aktakuza e Elez Blakajt pretendon se nga të akuzuarit u shpik një brigadë e re për t’i arsyetuar veteranët e rrejshëm të UÇK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz