back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAksioni tek familja Gërbeshi me katër të arrestuar- Policia njofton se u...

Aksioni tek familja Gërbeshi me katër të arrestuar- Policia njofton se u gjetën armë, telefona, dokumente e USB

Të ngjajshme

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës dje u mblodhën në Vushtrri.

Njësi të shumta policore u mblodhën për të realizuar një aksion të gjerë të nisur pas hetimeve të gjata të kryera në bashkëpunim me policinë e prokurorinë.

Fjala është për aksionin tek familja Gërbeshi në Vushtrri, të dyshuar për fajde, detyrim e vepra të ndryshme penale.

Policia ka njoftuar se janë kontrolluar tri lokacione, dy shtëpi dhe një lokal- pronë e katër të dyshuarve meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar.

“Gjatë kontrollit policia kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:  dy armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë, dy palë dylbi, shtatë telefona celular, një shkop druri, një palë dorëza, një thikë, dokumente të ndryshme, një pasaportë, një patent shofer, një USB-SanDisk, një llap-top, një palë patika dhe një çelës motori”,thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz