back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajme​Aksioni policor në Zubin Potok e Zveçan, lirohen shtatë të ndaluarit

​Aksioni policor në Zubin Potok e Zveçan, lirohen shtatë të ndaluarit

Të ngjajshme

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas raportimeve për dronë

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll përkohësisht të...

Numërimi i votave në Gjilan drejt fundit, Alban Hyseni falënderon qytetarët për mbështetjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit...

Jason Ceka shënon supergol në Bundesliga 2

Futbollisti shqiptar, Jason Ceka ka shënuar gol tejet të...

Gol i shpejt në “Anfield”, Manchester Unitedi në epërsi ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Unitedit ka befasuar Liverpoolin në ndeshjen...

​Kasami i VLEN-it: Uroj që çdo qytetar të votojë me përgjegjësi

Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e VLEN,...

Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me policinë, sot është zhvilluar operacion policor në Zubin Potok dhe Zveçan, në kuadër të hetimit mbi vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, A.SH., me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të provave relevante.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy lokacione në Zveçan dhe në shtatë lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje të rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në polici shtatë persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhrit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cenojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës.

Audrius Shenaviçius, zyrtar doganor i EULEX-it u vra në krye të detyrës në veri të Kosovës, në vitin 2013. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz