back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAksioni kundër fajdes në Prizren: 37 vjeçari i arrestuar është familjar i...

Aksioni kundër fajdes në Prizren: 37 vjeçari i arrestuar është familjar i ish-kryetarit Mytaher Haskuka

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Një person është arrestuar në flagrancë sot në Prizren nga Policia e Kosovës.

IndeksOnline mëson se personi që u prangos për Fajde dhe Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm është 37 vjeçari Akcan Haskuka.

Për të njëjtën vepër, Haskuka ka qenë i arrestuar edhe në muajin nëntor të vitit të kaluar.

IndeksOnline mëson se ai është familjar i ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Arrestimi i tij është zhvilluar pas disa javë hetimesh.  

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar togeri Tahir Kabashi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren.

“Sot me datë 10.07.2025, pas një hetimi disa javor, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, ka zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ku si rezultat operacionit policor ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin A.H. 1988 për veprën penale Fajde dhe Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka thënë Kabashi.

Ai ka thënë se ndaj të dyshuarit është zbatuar urdhëresa për kontrollimin e vendbanimit të tij dhe objekteve përcjellëse.

“Zbatimi i urdhëresës është mbështetur nga njësi tjera policore nën monitorimin e Prokurori Publik të Shtetit. Ndaj të dyshuarit është zbatuar urdhëresa për kontrollimin e vendbanimit të tij dhe objekteve përcjellëse. Kontrollimi i vendbanimit është kryer nga njësitë relevante policore”, ka thënë Kabashi për IndeksOnline.

Ai ka shtuar se personi i dyshuar me vendim të Prokurorit Publik të shtetit dërgohet në ndalim policor.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz