BallinaLajmeAksion në Karaçevë: Policia arreston disa persona dhe konfiskon aparate

Aksion në Karaçevë: Policia arreston disa persona dhe konfiskon aparate

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Arrestohen disa persona në aksionin policor kundër kazinove që zhvillohet në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Gjatë këtij aksioni që po zhvillohet që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë konfiskuar edhe aparate të lojërave të fatit.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në aksionin që po zhvillohet në Karaçevë ka të arrestuar. Po ashtu ka mjete të konfiskuar, aparate të lojërave të fatit. Aksioni ka filluar të orët e hershme të mëngjesit”, tha Hashani.

Për aksionin e sotëm ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka bërë të ditur për KosovaPress se ky aksion është duke u bërë edhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritetet komunale.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, tregoi Kelani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz