Aksion kundër fajdes në Prizren, arrestohen tre persona – Njëri nga të dyshuarit duke ikur godet me veturë një këmbësore të mitur dhe një polic

Policia e Kosovës, sot më 18 gusht kanë zhvilluar në Prizren një operacioon policor.
Gjatë këtij operacioni, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për fajde, shkruan lajmi.net.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se gjatë tentimit për të arrestuar njërin nga të dyshuarit, ai nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen, ndërsa gjatë ikjes ka goditur një këmbësore të moshës 17 vjeçare e cila ka pësuar lëndime por është jashtë rrezikut për jetë. Përveç saj, i dyshuari ka goditur edhe një polic, hetues nga Drejtoria e Përgjithshmë e Policisë ë Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trup;ore.
“Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar. Gjatë arrestimit të të dyshuarit kryesor janë gjetur edhe para të dyshuara se janë dhënë për qëllime të simulimit, të cilat janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme hetimore. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprime të tjera hetimore lidhur me rastin, me qëllim të dokumentimit të plotë të veprës penale dhe rrethanave të tjera ndërlidhëse”, ka thënë Bytyqi.

Lexo edheHoti: I gjithë procesi i themelimit të institucioneve është në terren jokushtetues, shkaktar Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë
Ai ka thënë se ky operacion është realizuar edhe falë besimit dhe bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me përkushtim dhe profesionalizëm, të ndërmarrë veprime dhe operacione të tilla, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale dhe sigurimit të rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët, në mënyrë të barabartë dhe pa dallim. Pas përfundimit të operacionit, do të vazhdohet me procedurat e mëtejshme penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit dhe dispozitat ligjore në fuqi”, ka shtuar Bytyqi. /Lajmi.net/












