Aksion i Policisë, goditet bixhozi në Skënderaj
03

Lexo edheRamiz Lladrovci në darkë me Bekim Jasharin e Sylejman Selimin: Na lidhë hitoria

Nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e pasdites së djeshme, njësitet e stacionit policor Skenderaj, të mbështetura nga Njësia e Krimeve të Kibernetikës dhe inspektorët komunalë kanë realizuar kontroll në tri lokale në fshatin Klinë e Epërme në Skenderaj.
Gjatë kontrollit, në lokalet ku dyshohet për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
1 llaptop
7 shtëpiza kompjuteri,
2 lexues të tiketave
1 aparat i lojërave
gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë

Lexo edheRamiz Lladrovci në darkë me Bekim Jasharin e Sylejman Selimin: Na lidhë hitoria
Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar tre persona, ndërsa hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme. Rasti shkon në procedurë të rregullt.