back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeAksidentohet djali i deputetes Blerta Deliu, kjo është gjendja shëndetësore e tij!

Aksidentohet djali i deputetes Blerta Deliu, kjo është gjendja shëndetësore e tij!

Të ngjajshme

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka njoftuar në lidhje me aksidentin që ka pësuar djali i saj sot në shkollë, pas të cilit gjendja shëndetësore e tij është mirë.

Sipas Deliut djali I saj Joni tani është mirë fal intervenimit të menjëhershëm në Qendrën Klinike Emergjente, që sipas saj tashmë nuk duhen radhë për të pritur, shkruan “Zëri.Info”.

Deputetja ka falënderuar menaxhmentin mjekësor për qasjen serioze ndaj pacientëve, po ashtu ka thënë se si deputete e jep përkrahjen e saj në çdo iniciativë në sistemin shëndetësor në Kosovë.

“Djali im Joni, sot pësoi një aksident në shkollë dhe kishte nevojë për intervenim mjekësor. Shqetësimin për lëndimin e djalit, ma zvogëloi shërbimi dhe kushtet e krijuara në Qendrën Klinike Emergjente. Aty pashë që më nuk kishte radhë të gjata dhe ambienti, trajtimi, pajisjet dhe higjiena ishin në nivel, për dallim nga herë të tjera.

Natyrisht se ka ende shumë punë për të sjellë transformime të mëdha në shëndetësi. Dhe ajo punë duhet të vazhdoj çdo ditë në mënyrë që shëndetësia të mos jetë më e keqja e kësaj shoqërie por të jetë shembulli më pozitiv.
Gjithsesi, një falënderim i veçantë për menaxhmentin dhe stafin mjekësor në QKUK për qasjen tejet serioze ndaj çdo pacienti dhe për mirëmbajtjen e kushteve të punës.
Si deputete do të jap përkrahjen time në çdo iniciativë që rregullon sistemin tonë shëndetësor.
Jam e lumtur që së shpejti për mjeket do të ketë edhe rritje pagash. Bashkë mund të bëjmë ndryshimet”, ka shkruar Deliu në Facebook./ZËRI

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz