back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeAksidentohen rëndë pesë anëtarë të KKZ-së në Ferizaj, njëri në gjendje kome

Aksidentohen rëndë pesë anëtarë të KKZ-së në Ferizaj, njëri në gjendje kome

Të ngjajshme

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Real Madridi mund ta lërë Endrick të largohet në janar

Pasiguria rreth vendit të Endrick te Real Madrid po...

Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë të premten në një aksident të rëndë trafiku në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur Blerton Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, i cili përmes një njoftimi, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje kome, e një tjetër ka dalë nga operacioni.

“Sipas informatave të fundit, një prej tyre është ende në gjendje kome, një tjetër sapo ka dalë nga operimi, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim për lëndimet që kanë pësuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Mes tjerash, Jakupi iu ka uruar shërim të shpejtë që të pesë të lënduarve.

“Me zemër të rënduar, lutemi që gjendja e tyre të stabilizohet sa më shpejt dhe që të gjithë të kthehen shëndoshë pranë familjeve të tyre. Kam pasur nderin të punoj me këta njerëz, profesionistë, të përkushtuar, të ndershëm e me shpirt pune dhe kjo ngjarje më ka prekur thellë. Këto momente na kujtojnë sa e brishtë është jeta, sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka, dhe sa shumë duhet ta vlerësojmë njëri-tjetrin përtej çdo detyre apo përkatësie”, ka shkruar tutje ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz