Aksidenti në Dobrushë: Të lënduarit shtrihen në spital
dp

Lexo edhe“NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë” – Musliu thotë se ka informacione të reja për ngjarjen në Skenderaj

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Dobrushë të Istogut.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushë- Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara një kamionetë dhe një veturë dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lendime trupore. Të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor” deklaroi Rugova.

Lexo edhe“NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë” – Musliu thotë se ka informacione të reja për ngjarjen në Skenderaj
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, sakaq njësitet relevante po punojnë në hetime./IndeksOnline/