back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAksidenti në autostradën Beograd – Nish, imami që i njohu viktimat jep...

Aksidenti në autostradën Beograd – Nish, imami që i njohu viktimat jep detaje: Dy shqiptarë nga RMV humbën jetën, një tjetër në gjendje kome

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Beograd – Nish, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit, pasi vetura me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Raportohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe shenjën rrugore pranë autostradës.

Nga automjeti i aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan si janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Burim Jashari, një imam nga RMV, tha se një burrë dhe një grua janë viktimat, ndërsa një tjetër shqiptar ndodhet në gjendje kome.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu,ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore”, shkroi ai ndër tjerash në një postim në Facebook

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz