back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaRegjionaleSkenderajAksidenti me 3 të vdekur në Çubrel dyshohet se u shkaktua nga...

Aksidenti me 3 të vdekur në Çubrel dyshohet se u shkaktua nga Policia, suspendohet polici që po voziste

Të ngjajshme

Enrique do t’i nënshtrohet një operacioni

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique do t’i nënshtrohet një...

Dy shtetas të huaj arrestohen në Rahovec për posedim të narkotikëve

Dy shtetas të huaj, një nga Zvicra dhe një...

Vetura godet këmbësoren në Lipjan, dërgohet për trajtim në QKUK

Një grua ka pësuar lëndime pasi u godit nga...

Aksidenti që rezultoi me tre të vdekur në fshatin Çubrel në magjistralen Mitrovicë-Pejë, rezulton të jetë shkaktuar nga zyrtari policor që po ngiste veturën zyrtare.

E gjithë ngjarja ndodhi mbrëmë. Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Në njoftimin e PK’së bëhet e ditur se zyrtari policor s’kishte përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt.

Tutje, bëhet e ditur se është suspenduar zyrtari policor që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Njoftimi i IPK:

Tre persona humbin jetën në një aksident trafiku

Prishtinë, 27 janar 2025

Hetuesit e IPK-së mbrëmë rreth orës 19:00 janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përfshirë një automjet zyrtar i policisë dhe një veturë civile.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes duke ju bashkëngjitur edhe ekipeve tjera policore dhe prokurorisë në këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel në ora 18:40.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të tre viktimave janë dërguar janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë dhe një qytetar nga vetura civile të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Si pjesë e procedurave administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz