BallinaLajmeAksidente trafiku në Klinë e Pejë, rritet “talli” për Devollët

Aksidente trafiku në Klinë e Pejë, rritet “talli” për Devollët

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Devollët po i “fërkojnë duart” nga përfitimet milionëshe që pritet t`i arkëtojnë nga veturat e aksidentuara në trafik, si rrjedhojë e një marrëveshjeje monopoliste që ua ka mundësuar qeveria Haradinaj.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku.

Sipas raporteve të policisë, mesatarja ditore e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë javës së fundit është rreth 60.

Nga këto shifra zyrtare, të hyrat për kompaninë e vetme të homologimit në Kosovë mund të jenë 7.500 euro në ditë ose 52.500 mijë euro në javë.

Të gjitha këto vetura të aksidentuara, pavarësisht dëmeve materiale, obligohen t`i nënshtrohen procesit të homologimit, para se të rikthehen në qarkullim rrugor, në bazë të një vendimi të nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaji cili i mundëson përfitime milionëshe Devollëve përkatësisht kompanisë “EuroLab”.

Vetëm sot gjatë ditës në Gazetën Sinjali janë raportuar dy raste të aksidenteve në zonën e Dukagjinit të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa pasoja të rënda në njerëz.  Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën magjistrale Klinë-Pejë, ka bërë të ditur një sinjalizues i cili ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete: një kamion dhe një veturë. Në foto shihet një veturë e tipit “Peugot” e cila ka mbetur pa njërën rrotë.Edhe në Pejë sot ka ndodhur një aksident trafiku, me ç`rast një motoçikletë ka goditur një veturë duke shkaktuar dëme materiale./ Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz