Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAksident zinxhiror në Gllarevë të Klinës, dërgohen autoambulanca në vendin e ngjarjes

Aksident zinxhiror në Gllarevë të Klinës, dërgohen autoambulanca në vendin e ngjarjes

Të ngjajshme

Një aksident zinxhiror ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 18:37.

“Rreth orës 18:37 kemi pranuar informacionin se ka ndodhur një aksident zinxhiror në fshatin Gllarevë. Ende nuk dihet saktësisht sa persona janë lënduar. Në vendin e ngjarjes janë dërguar dy autoambulanca”, ka deklaruar Gashi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit