back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAksident tragjik: Vdes një i mitur në Bjeshkët e Istogut, bie në...

Aksident tragjik: Vdes një i mitur në Bjeshkët e Istogut, bie në humnerë

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Bjeshkët e Istogut në vendin e quajtur Polane, ku një i ri ka vdekur pasi ka rënë në humnerë, transmeton Gazeta Metro.

Tre të rinj ishin nisur për në Bjeshkët e Istogut, por kushtet e këqija atmosferike kishin bërë që ata të pësojnë një aksident dhe të bien në një humnerë prej 300 metrave.

Si pasojë e kësaj një pasagjer ka vdekur, kurse shoferi dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë kanë shpëtuar duke marrë lëndime të rënda.

Komunikata e plotë nga Policia:

Ju informojmë se me datën 26.08.2019, rreth orës 07:00, Policia e Kosovës –Stacioni Policor në Istog është njoftuar se në bjeshkët e Istogut ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, me ç’rast 1 (një) person ka humbur jetën dhe 2 (dy) të tjerë janë lënduar.

Me datë 25.08.2019, sipas të lënduarve 3 (tre) të rinjë kanë qenë duke shkuar në bjeshkët e Istogut, dhe ne hyrje të vendit të quajtur ( Polane), për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, me automjetin e tyre që ishin duke qarkulluar kanë humbur kontrollin dhe janë rrokullisur për më shumë se 300 metra në një humnerë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësite nga Stacioni Policor Istog, menjëherë posa është pranuar lajmi kanë dalë ne vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Trafikut Rajonal, Njësitet tjera relevante, zjarrfikësit dhe ndihma e parë, me ç’rast kanë bërë përpjekje për ti tërhequr viktimat e aksidentuara nga humnera.

Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes.

Dy të lënduarit : E.M. 1995 ( vozitësi i mjetit), dhe F.S.1998 (pasagjer), janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për tu dërguar në morgun e Spitalit rajonal në Pejë.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet./gazetametro.net

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz