Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot në qytetin e Podujevës.
Lexues të portalit IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, që sipas tyre ka ndodhur afër ‘Rrethit të Shqiponjës’.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë.
Policia dhe njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve./IndeksOnline/