Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në komunën e Obiliqit, më saktësisht në fshatin Raskovë, raporton Gazeta Blic.
Nga ky aksident, sipas dëshmitarëve, e lënduar lehtë është një femër e cila edhe kishte qenë duke vozitur veturën.
Dëshmitarët e rastit thonë se edhe pse aksidenti ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë, policia akoma nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen akoma./Gazeta Blic