Një aksident trafiku ka ndodhur në Drenas, afër marketit “Lideri”. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale shkruan DrenicaPress
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa qarkullimi në këtë zonë është zhvilluar me vështirësi për shkak të aksidentit.