Aksident trafiku, lëndohen 3 persona
03

Lexo edheKërcënohet Shpend Ahmeti, policia po merret me rastin

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Ferizaj në mes të dy veturave. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Babush të Ferizajt, ku dy vetura janë aksidentuar.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lexo edheKërcënohet Shpend Ahmeti, policia po merret me rastin
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.