Një aksident zinxhiror komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, në magjistralen Prishtinë-Pejë afër Parkut Industrial të Drenasit.
Disa vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në Krivovë, afër Parkut Industrial. Shkaktari i aksidentit dyshohet të jetë mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.
Disa persona janë lënduar, si pasojë e aksidentit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, për Gazetën Express.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po merret me rastin.
Lexo edheE dhimbshme: Para tri dite u bë me shtëpi të re, por sot ‘Lalushi’ mori lajmin tragjik


















