back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaRegjionaleAksident në Stanoc të Vushtrrisë, mbetet i vdekur një 18 vjeçar

Aksident në Stanoc të Vushtrrisë, mbetet i vdekur një 18 vjeçar

Të ngjajshme

Rrëzohet Qeveria franceze

Parlamenti i Francës ka rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Francois...

Zekaj: Kushtetuesja do të gjej shkelje në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Avokati, Yll Zekaj konsideron se Gjykata Kushtetuese e Kosovës...

Një 18 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00, si pasojë e goditjes nga një veturë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë. Më këtë rast, numri i viktimave në aksidente trafiku shkon në më shumë se 70, shkruan Gazeta Express.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, derisa vozitësi i automjetit është ndaluar në polici.

“Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi i automjetit është ndaluar në polici”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz