BallinaLajmeAksident në Shkabaj të Prishtinës, lëndohen tre persona

Aksident në Shkabaj të Prishtinës, lëndohen tre persona

Të ngjajshme

Travis Scot feston humbjen e Timothée Chalamet në Oscar

Si çdo vit, nata e Oscar-ëve solli surpriza, por...

Lewandowski ka disa fjalë para përballjes me Shqipërinë në “play-off”

Futbollisti i kombëtares së Poloniës dhe Barcelonës, Robert Lewandowski...

Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë

Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar...

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në fshatin Shkabaj të Prishtinës, lëndime kanë pësuar tre persona, tha policia për Gazetën Express

Policia sqaroi se një veturë ka shkaktuar vetëaksident, gjatë lëvizjes ka dalë në shiritin e kundërt duke goditur barrierat e rrugës.

“Në fshatin Shkabaj të Prishtinës ka ndodhur një vetëaksident trafiku, një veturë ka goditur barrierat ndarëse të rrugës dhe e njejta është kthyer në drejtimin e kahjes së kundërt të lëvizjës. Në këtë vetaksident kanë marrë lëndime tre persona”, tha Bajram Krasniqi nga zyra për informim në PK, për Gazetën Express.

Shtoi se policia dhe emergjenca kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërsa, sot në Zhur të Prizrenit si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën tre persona.

Më shumë rreth aksidentit ku humbën jetën tre persona KËTU.

Policia po bën apel për kujdes në komunikacion. Madje për shkak të motit janë shtuar patrullat policore nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës./ Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz