Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.
Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar katër persona.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.