BallinaLajmeAksident në Lupq të Podujevës, policia jep detaje

Aksident në Lupq të Podujevës, policia jep detaje

Të ngjajshme

Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në fshatin Lupq të Podujevës, afër kazermës.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka dhënë detaje për incidentin.

Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:33 dhe ka përfshirë dy automjete. Sipas saj, për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa vetëm janë shkaktuar dëme materiale në mjetet e përfshira.

“Rreth orës 15:33 në Lupq, afër kazermës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur persona të lënduar,” ka thënë Flora Ahmeti./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz