Aksident në Gurrakoc, vdes 19 vjeçarja

Policia e Kosovës bën me dije se sot rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë- Pejë, përkatësisht në fshatin Gurrakoc – Istog, në hyrje të këtij fshati ka ndodh aksident trafiku me fatalitet.
Në aksident ishte e përfshirë vetura e tipit ‘Seat Ibiza’ me ngjyrë të kaltër, targa regjistrimi të Kosovës, të cilin e drejtonte i dyshimti shtetas shqiptar i Kosovës B.H. (1990).
Sipas të dhënave hetimore, aksidenti ka ndodhur për deri sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Mitrovicës në drejtim të Pejës dhe me të arritur në hyrje të fshatit Gurrakoc, humbë kontrollin ndaj mjetit që drejtonte, del jashtë rrugës dhe godet rrethojën e oborrit të një shtëpie, me ç’rast edhe i dyshuari dhe pasagjerja që ishte në ketë automjet pësojnë lëndime trupore.

Lexo edheQeveritë e Serbisë e të Shqipërisë pas një muaji takohen në Nish
Të njëjtit dërgohen në Spitalin rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmën mjekësore, mirëpo sipas mjekut kujdestar viktima Aziza Seferoviq (1997) nga fsh.Vitomiricë – Pejë kishte ndërruar jetë.














