Aksident në Gllarevë, lëndohen 5 persona
dp

Lexo edheAktoret zgjedhin mosmarrëveshjen ligjore pas largimit nga “The Mandalorian”

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:000 ne Gllarevë ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, ku lëndime kanë marrë pesë persona. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit në Pejë dhe më pas është liruar pas trajtimit. Personat e tjerë kanë marrë ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi.
Hetuesit e policisë janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Lexo edheAktoret zgjedhin mosmarrëveshjen ligjore pas largimit nga “The Mandalorian”