Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, ku janë përfshirë dy makina në këtë aksident, transmeton Drenica Press.
Sipas burimeve të Drenica Press në këtë aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Skenderajt dhe më pas janë drejtuar drejt Spitalit në Mitrovicë për t’ju ofruar ndihma mjekësore, kurse deri tek aksidenti ka ardhur, pasi janë përfshirë në aksident dy makina.
Në një prononcim për Drenica Press, zëdhënësi Policisë, Avni Zahiti tha se ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Pejë – Mitrovicë më konkretisht në fshatin Runik të Skenderajt, ku janë përfshirë dy makina civile në aksident e për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njejtit kanë marrë ndihmën mjekësore në QMF në Skenderaj dhe më pas trajtimi ka vazhduar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë./DRENICA PRESS/