Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, humb jetën 33 vjeçarja teksa gjashtë persona janë të lënduar
dp

Lexo edheIzraeli sulmon palestinezët ndërsa ata prisnin për ndihma humanitare, më shumë se 30 të vdekur

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë informoi dje se rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një grua e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Gostivar – Tetovë në afërsi të mbikalimit për Kamjan.
“Ka ndodhur aksident trafiku me dalje nga rrugë të automjetit ‘golf’ me targa tetovare i drejtuar nga J.S.(22) nga f. Pirok.

Lexo edheIzraeli sulmon palestinezët ndërsa ata prisnin për ndihma humanitare, më shumë se 30 të vdekur
Nga aksident, mjek i ndihmës së shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes tek bashkëudhëtarja Gj.A.(33) nga f.Bogovinë, ndërsa me lëndime janë dërguar në Qendrën urgjente-Tetovë shoferi i automjetit J.S, si dhe bashkëudhëtarët V.R.(28) nga f.Bogovinë, J.O.(21) nga f.Pirok, A.M.(10) nga f.Pallaticë, A.M.(6) nga f.Bogovinë dhe A.R.(15) nga f.Pallçisht i Poshtëm”, informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Tetovë dhe prokuror publik pranë PTH-Tetovë.